Debate të ashpra në seancën e jashtëzakonshme në Kosovë

schedule11:58 - 23 Shkurt, 2018

schedule 11:58 - 23 Shkurt, 2018

Ka nisur me debate të ashpra seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës ku pika e vetme në rend të ditës është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Mali e Zi. Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet kryetarit të grupit të saj parlamentar u bëri apel deputetëve të votojnë pro demarkacionit, ndërsa Lista serbe nuk ka qenë e pranishme në sallë pasi një ditë më parë konfirmoi se do të votonte kundër.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar me tone të ashpra deputetëve të Lidhjes demokratike të Kosovës duke i pyetur se për cafrë arsye nuk e pranojnë raportin e Bulliqit. Më pas Haradinaj theksoi se për sa kohë do të ishte në krye të ekzekutivit raporti nuk do të hiqej nga votimi, kërkesë kjo e LDK-së.

Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj, duke i thënë se deputetët e partisë së tij nuk mund të quhen tradhtarë dhe se Haradinaj nuk mund të harronte që po fliste me një pari më të madhe në numër në sallën e parlamentit se sa partia që ai vetë drejton.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca kërkoi votimin e menjëherëshëm të demarkacionit duke thënë se nuk do të merrte asnjëherë 80 votat që i duhen për miratim.

Kryetari i parlamentit Kadri Veseli ndërpreu seancën për disa minuta pushim dhe kërkoi takim në kryesinë e kuvendit me shefat e grupeve parlamentare. /abcnews.al