Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Datat e sezonit të ri dhe të merkatos: Anglia vendos nesër, ja detajet

schedule17:57 - 8 Korrik, 2020

schedule 17:57 - 8 Korrik, 2020

Ky sezon në Premier League është drejt fundit dhe klubet kanë nisur të mendojnë për kampionatin e ardhshëm. Federata Angleze e Futbollit dëshiron që kampionati të nisë më 29 gusht, por klubet kanë një tjetër mendim.

Ideja e tyre është që ta nisin kampionatin më 12 shtator. Problemi kryesor është fakti që duhet mbyllur gara më herët se zakonisht, për shkak se verën e ardhshme në program është EURO 2020, që fillon më 11 qershor.

Veçse për kampionatin, një tjetër diskutim i hapur është ai për merkaton. Edhe pse kampionati do të nisë më parë, 29 gusht ose 12 shtator, klubet duan që të kenë mundësinë të afrojnë futbollistë deri më 5 tetor.



Ditën e nesërme pritet që të zhvillohet takimi mes 20 klubeve të Premier League dhe do të merren vendime të rëndësishme në lidhje me sezonin e ri futbollistik në Angli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!