A ishin Dardanët një nga popujt më të hershëm të Ballkanit dhe çfarë lidhjeje kishin ata me botën e Trojës?
Autori Halil Teodori sjell një këndvështrim të tijin mbi Dardaninë dhe rolin që ajo mund të ketë pasur në historinë e lashtë të rajonit.
Sipas Teodorit, Dardania nuk duhet parë thjesht përmes miteve, por si një realitet etno-historik që kërkon të lexohet përmes burimeve antike, arkeologjisë dhe gjuhësisë.
Në qendër të diskutimit është edhe një pyetje intriguese: A kishin Dardanët lidhje me ndërtimin e Trojës?
Në “Iliadë”, Homeri përmend Dardanët dhe Trojanët si grupe të dallueshme, ndërsa traditat e lashta flasin për popullsi të ndryshme që jetonin në këtë hapësirë.
Teodori e lidh këtë botë të lashtë me tradita, simbole dhe elementë të kulturës materiale që, sipas tij, dëshmojnë për një vazhdimësi shumë më të hershme.
Por sa të forta janë këto lidhje dhe ku ndahet historia nga interpretimi?
Një tjetër tezë e fortë lidhet me Pellazgët, të cilët autori i konsideron si një popullsi shumë të hershme autoktone të Ballkanit.
Nga fortifikimet dhe tumat, te armët, objektet ceremoniale dhe simbolet, gjurmët e kësaj bote të lashtë vazhdojnë të nxisin debat.
Dhe pyetja bëhet edhe më intriguese: Ku duhet kërkuar Troja që njohim nga epika?
A mund të ketë një lidhje mes saj dhe territoreve shqiptare, apo bëhet fjalë për një interpretim alternativ të historisë?
Teodori sfidon edhe një tjetër bindje të njohur: lufta e Trojës nuk duhet marrë domosdoshmërisht si një konflikt që zgjati dhjetë vite.

