Victoria Beckham ka mbushur 47 vjeç. Ish anëtarja e “Spice Girl” dhe stilistja mori urimet më të bukura nga familja e saj, të cilët i organizuan gjithashtu një super festë në Miami me miqtë më të ngushtë. Stilistja bëri bashkë një sërë emrash të njohur si Kim Kardashian, Pharrel, Chris Rock si dhe super ylli latin, Maluma.

Në festë, Victoria dukej e bujshme me një fustan të bardhë me një dekolte të hapur. David Beckham ndau një foto gjatë fundjavës nga festa, së bashku me një mesazh të ëmbël për ditëlindjen e gruas së tij prej gati 22 vjetësh.

Dhe fëmijët e saj, si dhe nusja e ardhshme Nicola Peltz, e cila është fejuar me djalin e madh, Brooklyn, postuan gjithashtu urime për ditëlindjen e saj. Dizenjuesja e modës ndau një foto në rrjete sociale, krahas së cilës shprehte falenderimet për familjen e saj për këtë ditë të paharrueshme.
“Faleminderit David Beckham që ma bëre ditëlindjen kaq të veçantë. Ju dua shumë”, shkroi ajo duke etiketuar fëmijët e saj. /abcnews.al






