Çinari: Jemi sulmi më i mirë në Shqipëri, dua të largohem sa më shpejt jashtë

schedule20:38 - 11 Prill, 2021

schedule 20:38 - 11 Prill, 2021

Erald Çinari u kthye në janar nga ai pezullim i gjatë dhe arriti të ambientohet e të kapë formën shumë shpejt dhe u shndërrua menjëherë në pikën e referimit te Partizani. Sot ai gjeti sërish golin, duke shënuar të tretin ndaj Bylisit. Pas ndeshjes shkodrani foli për Supersport.

“Nuk na kanë munguar lojërat e mira, por rezultatet. Kishim hyrë për 3 pikët, sepse ne luftojmë për objektivat madhorë. Sot ishte një ndeshje shumë e mirë dhe ia arritëm, dolëm me 3 pikë. Jemi sulmi më i mirë, çdo gjë fillon nga poshtë, mbrojta, mesfusha dhe sulmi. Kur komponentët punojnë ashtu siç duhet, është më e thjeshtë para portës.

Që i vogël kam luajtur në krah, si djathta dhe majtas, por edhe sulmues. Do i shërbej ekipi ku të ketë nevojë, por pozicioni im natyral është djathtas. Përderisa jemi sulmi më i mirë, kjo do të thotë që ndërtimet e lojës janë më të mira se në ekipet e tjera.

 

Në ndeshje të caktuara nuk kemi qenë ashtu siç duhet dhe kemi pësuar shumë gola. Nuk di asgjë për ofertat. I kam lexuar, për momentin jam i fokusuar te Partizani. Si çdo futbollist, që do të bëjë hapin jashtë, edhe unë kam qejf të bëj këtë hap, shpresoj ta bëj sa më shpejt”, u shpreh Çinari. /abcnews.al