Cilat vende janë më të prekur nga virusi i ri në Europë?

schedule11:09 - 11 Mars, 2020

schedule 11:09 - 11 Mars, 2020

Përhapja e Covid-19 po rritet në të gjithë Evropën.

Numri i të prekurve po rritet ditët e fundit po ashtu shohim edhe një rritje të personave të cilët po testohen ndaj koronavirusit.

Ja një përmbledhje paraprake me vendet europiane më të prekur nga virusi.

Italia – e cila ka numrin më të madh të rasteve jashtë Kinës – ka më shumë se 10,000 të infektuar dhe 631 viktima

Franca ka raportuar 1,784 të infektuar dhe 33 viktima

Spanja ka  raportuar 1.689 të infektuar  dhe 36 viktima

Gjermania ka  raportuar 1.200 të infektuar  dhe 2 viktima

Zvicra ka raportuar  476 të infektuar  dhe 3 viktima

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 382 të infektuar dhe 6 viktima

Holanda ka raportuar 382 viktima dhe 4 viktima

 Belgjika  i cili ka raportuar 267 të infektuar dhe raportoi vdekjen e saj të parë të lidhur me Covid-19./abcnews.al