Teksa vetëm 4 ditë na ndajnë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, në PD kanë filluar parapërgatitjet për strukturimin e brendshëm të partisë.
Që nga ora 12:00 ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku pritet që Sali Berisha të mbajë një fjalim para të tijve.
Pritet që sot të mësohen emrat e drejtuesve të grupeve të punës, në qarqe. Këto drejtues do të punojnë për aksionin politik të Partisë Demokratike.
Gazetari i ABC, Juxhin Mustafarj, raporton se një tjetër vendimmarrje që pritet të merret sot është emërimi i drejtuesve politik të departamenteve në PD. Në këtë parti pritet të ketë disa departamente, si ai i shëndetësisë, arsimit, kulturës, por edhe disa të tjerë të rëndësishëm.
/abcnews.al/


