Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Çfarë po ndodh te PSG? L’Equipe shkruan për konfliktin mes Messit dhe Vitinha në stërvitje

schedule18:33 - 24 Shkurt, 2023

schedule 18:33 - 24 Shkurt, 2023

Gazeta franceze L’Equipe raporton për konfliktin e brendshëm të ndodhur në seancën e djeshme stërvitore të PSG-së.

Nuk ka video, por pjesëmarrës në mosmarrëveshje janë bërë Lionel Messi dhe Vitinha. Sipas informacioneve, portugezi e ka kapur për qafe argjentinasin gjatë konfliktit.

Disa publikime shkruajnë gjithashtu se Vitinha luan jashtëzakonisht fort në stërvitje kundër amerikano-jugorëve, gjë që shkakton një ndjenjë mosbesimi te Neymar. Leo u përpoq ta diskutonte këtë problem me portugezin, por ai reagoi në mënyrë joedukative, shkruan abcnews.al.



Ndërkohë, skuadra mori anën e Messit.

Më herët u raportua se Vitinha ishte i pakënaqur me rolin e tij në skuadër. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!