Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Çfarë ka Kroacia më shumë se ne?” Rama në Fushë Krujë: Ku ishin të djathtët ju mbuluan plehrat

schedule10:56 - 21 Prill, 2021

schedule 10:56 - 21 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama nga Fushë-Kruja deklaroi se programi i Partisë Socialiste është karakteri me të cilët përfaqësohet skuadra e tij.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se projektet për transformimin e Shqipërisë nuk do të ndalen, ndërsa theksoi se Partia Demokratike nuk bëri snjë ndryshim për qytetarët dhe se i la të mbuluar në plehra.

“Zoti ka qenë me ne edhe më bujarë se sa kroatët. Kanë 9 aeroporte. Përse? Për të shfrytëzuar bukuritë që Zoti ju ka dhënë. Janë aty për tu kthyer në një motor të ekonomisë në një vend të bekuar si i yni. Ne do të hapim katër porta nga qielli dhe katër porta të reja nga deti që këtu të vijnë turistë nga e gjithë bota. Në këtë mënyrë puna jonë të vendoset në dispozicion të transformimit ekonomik.



Kjo është ajo që vendoset në 25 prill. Po Kruja!? Kruja sot është më e mirë se dje. Kam fiksim ato krutanët që thotë jemi të djathtë dhe nuk kuptohet nëse është djathë, apo e djathtë. Por ku ishin të djathtët kur ju mbysnin plehrat. Kruja sot ka marrë formë tjetër, por ujin që për 100 vjet nuk vinte.

Nuk e hedhim dot përpjetë ujin deri atje, kështu thonin dhe vazhdonin me dy gishta…Dy gishta në gojë në vend të gotës së ujit. Pjesa më e çmuar e gjerdanit të historisë tonë është gjerdani i Skënderbeut. Synimi është që edhe në Krujë të mundësi për të gjithë ata që punojnë”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!