Kryetari i Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi në mbledhjen e zhvilluar, deklaroi se seanca për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme do të mbahet nga ora 21:30.
Partitë opozitare të cilat janë shprehur kundër ndryshimeve të përshpejtuar në këtë ligj, u larguan nga mbledhja.
Lexo edhe: Kreu i LDK-së: Nëse Kurti nuk tërheq projektligjin, e dërgon vendin në zgjedhje
Gjithashtu kritika ndaj këtij propozimi ka pasur edhe nga PDK’ja.
Ndërsa Enver Hoxhaj është shprehur se kryeministri Kurti “i verbëruar nga pushteti dhe i vetëvaksinuar, po kërcënon e po shantazhon me zgjedhje të reja”.
Më herët LDK, në një konferencë për mediat paralajmëroi se nuk do jetë pjesë e seancës për votim të presidentes, në rast se nuk tërhiqet propozimi për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme.
Ndërkohë ushtruesja në detyrë e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje , Mimoza Kusari -Lila tha se seanca e thirrur në Kuvendin e Kosovës nuk ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit, por vetëm me ndryshimet për Ligjin për Zgjedhjet.
Në një komunikim për mediat në Kosovë pak para nisjes së seancës, ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është ajo që po e dërgon vendin në zgjedhje siç edhe u pretendua nga kreu i LDK-së.
“Seanca është e thirrur për Ligjin e Zgjedhjeve, jo për votim të presidentit. Vetëvendosje nuk po e dërgon vendin në zgjedhje, po e kryen një obligim për një premtim të cilin e kemi dhënë”, deklaroi ajo.
/abcnews.al/


