Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se po vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të në qendrat e mbetura të votimit.
Celibashi shkruan se deri tani ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore nga 28 KZAZ, ndërsa shton se procesi nuk ka pasur asnjë problematikë.
“Vijon shpërndarja e bazës materiale zgjedhore nga KZAZ-të në Qendrat e Votimit.
Deri tani ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjithë QV-të në administrim të 28 KZAZ-ve. Procesi ka vijuar normalisht dhe nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Celibashi./mv.abcnews.al

