Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se kanë përfunduar printimi i fletëve të votimit për gjashtë qarqe në vend.
Celibashi thekson se janë tashmë gati dhe do të mbërrijnë sot në Shqipëri fletët e votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier.
“Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.
Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis,” shkruan Celibashi në një postim në rrjetet sociale.
?Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.
Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.#zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 16, 2021
g.v/abcnews.al