Ceka: Ndërkombetarët mendojnë se shqiptarët janë popull i pagdhendur

schedule07:10 - 7 Mars, 2020

schedule 07:10 - 7 Mars, 2020

Mbrëmjen e djeshme “Provokacija” me Mustafa Nanon, Neritan Ceka ka folur për situatën politike në të cilën është përfshirë vendi. Gjatë bisedës në studio me Nanon, ai theksoi se në Shqipëri pushteti klonohet. Sipas tij në vendet e demokratizuara pushteti mundohet të shtojë masën e atyre që janë në varësi të tij edhe në mënyra indirekte.

Ceka theksoi gjithashtu se ndërkombëtarët mendojnë se shqiptarët janë popull i pagdhënduar, që presin mirë në shtëpi, por se nuk janë gati për demokracinë.

 “Në Shqipëri pushteti klonohet, nuk i bindet rotacionit. Ka ligje një Kushtetutë, por i ofrohet një elektorati që nuk i është mësuar me këtë lloj rotacioni. Impresionohen nga figura karizmatike. Popujt që preferojnë karizmatikun ndaj programatikut, do të vuajnë gjithmonë.”

Ceka u shpreh se në të gjithë masën e popullsinë ka një elitë që kërkon të ketë liri, dhe në Shqipëri kjo masë nuk është e madhe thuajse 10 %.

“Në vendet e demokratizuara pushteti mundohet të shtojë masën e atyrë që janë në varësi të tij edhe në mënyra indirekte”, tha Ceka.

Më tej Ceka tha se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë program, por sipas tij ai fitoi pikërisht kur nuk kishte asnjë program, e ka fituar shumicën me një truk shumë të vogël. “Rotacioni i sforcuar, apo kur ke më shumë zgjedhje është pozitiv, por duhet të kesh popull, duhet elektorat.”

Basha me të gjithë difektet e tij e mendoj shumë më të mirë se Ramën. Këta që vijnë dhe ikin me zhurmë nuk kanë mbaruar asnjë punë. Janë vetëm për batuta. Ndërkohë Basha ka një program më të qartë, u shpreh ai.

“Këtu nuk po del një forcë e re politike, na mungojnë alterntivat. Rikthimi i Metës në politikë do të jetë pozitiv. Meta është politikan pragmatik, por që nuk i bindet shumë rregullave strikte. Sot bën një koalicion me të majtën, nesër mund ta shohim në koalicion me të djathtën. Është kështjella e fundit checks and balances”, u shpreh ai.

Meta në opozitë mund ta forcojë?

“Meta mund ta forcojë, dhe më 2 mars tregoi që opozita është aty”, u shpreh Ceka.

Ndërkohë sa i përket fjalimeve të kryeministrit, Ceka i vlerësoi si shfaqje të dobët.

Partnerët ndërkombëtarë janë me Ramën?

Ceka: Nëse marrim BE nuk kam nje simpati të madhe për Sorecën.

Shqiptarët janë një popull i papërgatitur për demokraci. Të presin mirë në shtëpitë e tyre, por janë të pagdhendur. Ajo që jemi sot është edhe për shkak se kjo teori është mbrojtur. Personalisht nuk ndërroj shqiptarin më të fundit, me ndërkombëtarin më të parë.

Sa i përket reformës në Shqipëri ai tha se një ministër i komunizmit të arrijë vendosë firmën në Reformën në Drejtësi,  nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër.

Akuza e Presidentit sipas tij është një akuzë e mbështetur në fakte. “Tani kë duhet të besojmë ligjet tona apo amerikanët? Arsyeja përse Amerika është vendi më demokratit, është sepse nuk ka Ambasada Amerikane. “E mira do të ishte që ambasadorët të mos përdoren”, u shpreh ai/abcnews.al