Bllokohen punimet tek pallati i Drejtësisë në Durrës

schedule14:33 - 13 Janar, 2018

schedule 14:33 - 13 Janar, 2018

Zonat arkeologjike mbajne të bllokuara projektin e pallatit të Drejtësisë në Durrës dhe projektin Veliera. Sipas kryebashkiakut Vangjush Dako për këtë të fundit u bënë disa ndryshime në projekt, ndërsa për investimin pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve pritet studimi nëse cënohen ose jo rrënojat arkeologjike.

Pas Velierës punimet e të cilës u bllokuan në mars të vitit të kaluar të njëjtin fat ka edhe investimi për ndërtimin e pallatit të drejtësisë pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve.

Zbatimi i projekteve në zonat e mbrojtura arkeologjike me ligj solli edhe pezullimin e punimeve.

Në një deklaratë për mediat kryetari i bashkisë Durrës Vangjush Dako foli për situatën në të cilën ndodhën investimet.

Për Velierën Dako tha se është bërë një ndryshim projekti për të mos prekur zonat e mbrojtura.

 Ndërkaq, projekti i pallatit të drejtësisë në zonën arkeologjike B, po mbahet i bllokuar deri në perfundimin e studimit nese cënon ose jo arkeologjine.

 Pasojat e zvarritjes së procedurave nga ana e institucioneve, kanë sjelle pasoja edhe në përditshmërinë e qytetarëve, të cilët hasin vështirësi teksa lëvizin mbi kantierin e ndërtimit të lënë përgjysëm./abcnews.al

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi