Blinduan Guardiolën, drejtuesit e Cityt duan rinovimin me dy yjet e skuadrës

schedule10:57 - 22 Nëntor, 2020

schedule 10:57 - 22 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling është shumë pranë rinovimit të kontratës. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga “Mirror”, i cili shkruan se tashmë klubi anglez është përqëndruar te “blindimi” i lojtarit, pas marrëveshjes së arritur me Pep Guardiolën.

Kujtojmë se 25-vjeçari është në kontratë me “Qytetarët” deri në verën e vitit 2023, por drejtuesit kërkojnë që ta mbajnë atë në “Etihad Stadium” edhe më gjatë. Sigurisht që pritet të ketë një rritje page për Sterling, i cili në fakt disa herë ka kërkuar një aventurë të re larg Premier League.

 

Gjithashtu pritet edhe rinovimi i Kevin De Bruyne, me të cilin anglezët tashmë i kanë nisur negociatat. Ishte vetë mesfushori belg që u shpreh i kënaqur me kushtet e kontratës së re, e cila do të përfundojë në vitin 2025 dhe ai do të përfitojë plot 350.000 stërlina në javë. /abcnews.al