Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bisedimet SHBA-Iran, zv.presidenti Vance udhëton drejt Islamabadit

schedule07:48 - 21 Prill, 2026

schedule 07:48 - 21 Prill, 2026

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance pritet të udhëtojë për në Pakistan të martën për bisedime me Iranin mbi një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftës, raporton Axios duke cituar tre burime amerikane. 

Sipas faqes së internetit të lajmeve amerikane, Vance, i cili udhëhoqi delegacionin amerikan në raundin e parë të bisedimeve, do të mbërrijë në Islamabad si pjesë e ekipit nga Uashingtoni, me armëpushimin dyjavor në prag të skadimit, shkruan Sky News.

Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm herën e kaluar, pritet të udhëtojnë gjithashtu me Vince.



Kryeqyteti pakistanez, Islamabad, po përgatitet të presë një raund të dytë të mundshëm të bisedimeve të paqes SHBA-Iran. Megjithatë, mbetet e pasigurt nëse Irani do të marrë pjesë. 

Duke refuzuar më parë një raund të dytë negociatash, Teherani tani ka thënë se po e rishqyrton tërheqjen e tij. 

Një zyrtar i lartë pakistanez tha se vendi ka “marrë një sinjal pozitiv” nga Irani në lidhje me pjesëmarrjen në negociata, duke shtuar se bisedimet mund të zhvillohen brenda 48 orëve të ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!