Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Bimo: Rusia e sotme nuk është vazhdim i Bashkimit Sovjetik. Çika: Ukraina, viktimë e përplasjes Rusi-Perëndim

schedule20:45 - 12 Maj, 2026

schedule 20:45 - 12 Maj, 2026

Ish ambasadori Roland Bimo thotë se Rusia e sotme, nuk është vazhdim i Bashkimit Sovjetik.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bimo u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin është kriminel lufte.

Ndërsa pedagogu Emilio Çika deklaroi se Ukraina është viktimë e përplasjes së Rusisë me Perëndimin.



Roland Bimo: Rusia e sotme, nuk është Bashkimi Sovjetik. BSH ishte gjë krejt ndryshe nga Rusia. Nëse ju mendoni se Rusia është vazhdim i Bashkimit Sovjetik, është çështje tjetër. Putin është kriminel lufte nga gjykata ndërkombëtare. Është agresor që ka sulmuar një shtet tjetër. Është agresor. Nga 1994 në 2014, në 20 vite kanë ndodhur shumë gjëra. Rusët mendojnë gabimisht dhe ky parim është shkelur, në rastin e Ukrainës. Sipas tyre, siguria e Ukrainës, është garantuar në kurriz të sigurisë së Rusisë.

Emilio Çika: Ukraina është viktimë e asaj që është përplasja e sigurisë Rusi-Perëndim. Kaq e thjeshtë. Është viktimë e përplasjes Rusi-Perëndim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!