Bild shkruan për kryeministrin shqiptar si negociator mes Turqisë e Greqisë: Rama, ndërtuesi i urave

schedule22:43 - 13 Janar, 2021

schedule 22:43 - 13 Janar, 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka inkurajuar personalisht kryeministrin Edi Rama që të përpiqet të mbledhë krerët shtetërorë të Greqisë dhe Turqisë rreth një tavoline.

Dy vendet janë në mosmarrëveshje për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar. Në një artikull të publikuar në Bild kancelarja gjermane e konsideron kreun e qeverisë shqiptare si “ndërtuesi i urës” midis dy vendeve.

Kancelarja e inkurajoi personalisht atë. Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, të përpiqet të bashkojë krerët të Turqisë dhe Greqisë rreth një tryeze. Historiku: mosmarrëveshja për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar”, shkruan Bild.

Artikulli vjen pas pak ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Ankara ku u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Pas vizitës, në media qarkulloi lajmi se kryeministri shqiptar do të ndërmjetësonte midis Athinës dhe Ankarasë për të zgjidhur mosmarrëveshjes midis tyre, mjaft të agravuara muajit e fundit pasi anijet turke kanë eksploruar në zonat e diskutuara midis dy shtetet për detin Mesdhe.

Ndërkohë kujtojmë se Turqia dhe Greqia do të takohen më 25 janar në Stamboll ku pritet që të diskutojnë dhe në lidhje me çëhstjet e lëna pezull që në 2016./abcnews.al