Biden letër shoqatës shqiptaro-amerikane: Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan

schedule13:14 - 27 Nëntor, 2020

schedule 13:14 - 27 Nëntor, 2020

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në ditën e Falenderimeve ka shkruar një letër shoqatës shqiptare,  “Miqtë e Amerikës”.

Kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi, përmes një postimi në Facebook ka publikuar pjesë nga letra që Biden i ka dërguar atij.

Në letrën e tij, Biden ka thënë se në fakt, kurrë nuk ka qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa tani.

“Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan”, ka shkruar ndër tjerash Biden.

Po ashtu, siç ka shkruar Rexhepi në Facebook, në adresën e tij elektronike kanë arritur më shumë se 50 letra të tilla urimi nga senatorë e kongresistë amerikanë.

Letra e publikuar nga Agim Rexhepi:

Agim,

Falënderimi është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falënderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë dhe Zoti i ruajt trupat tona”, shkruan ai./abcnews.al

Faleminderit – Thank you President JOE BIDEN