Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Beteja” në PD bëhet për këtë karrige, e pluhurosur nga protesta

schedule19:52 - 8 Janar, 2022

schedule 19:52 - 8 Janar, 2022

Kjo është karrigia për të cilën po bëhet “beteja” në PD. Pas protestës së dhunshme sot, siç shihet dhe nga pamjet karrigia e kryetarit të PD Lulzim Basha është pluhurosur. Ndonëse protestuesit nuk u lanë të ngjiteshin në katin e dytë, ata e kanë gjetur një mënyrë për ta sulmuar zyrën e Bashës duket gjuajtur me gurë.

Disa orë pas protestës përpara selisë së PD, kreu i demokratëve Lulzim Basha doli përpara gazetarëve. Fillimisht u kujdes që t’u tregonte kamerave në çdo zyrë atë që kishte mbetur pas protestës. Basha nuk i kurseu akuzat për ish-kryeministrin Berisha për të cilin tha se dështoi në qëllimet e tij. Basha tha se Berisha dhe Rama treguan këtë të shtunë se janë bashkë dhe se policia reagoi me vonesë me urdhër të Kryeministrit. Sipas Bashës, uniformat blu reaguan vetëm pas deklaratave të kancelarive europiane.



Lexo edhe: Selia “skenë krimi” pas protestës, sulmit s’i shpëton as zyra e Bashës, dalin pamje

Por ish-Kryeministri e cilëson ditën e sotme si dëshminë më të qartë të bashkëpunimit të Lulzim Bashës me Edi Ramën. Berisha e cilëson të përmbushur synimin e protestës. Duke siguruar që do të përdorë çdo formë për t’i kthyer shtëpinë e lirisë demokratëve, i kujton Bashës se do ta ketë të pamundur të shpëtojë nga zemërimi i tyre. Ish-Kryeministri shpjegon se hapat e radhës pas protestës së kësaj të shtune do t’i vendosë Komisioni i Rithemelimit të PD.

Mbi 40 protestues janë shoqëruar pas tubimit të Sali Berishës që degjeneroi në dhunë në selinë e PD-së. Një pjesë e personave të shoqëruar janë vëzhguar nga agjentët e policisë, civilë që ishin pranë vendit të ngjarjes në momentin që shqyen derën kryesore, thyen xhamat, shkatërruan kamerat dhe u ngjitën në katin e dytë me shkallë. 10 të shoqëruar janë mbështetës të Bashës, pjesa tjetër të Berishës. be.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!