Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

BE fonde të tjera për Shqipërinë/ Nura: Procesi nuk ka ngecje, në rrugën e duhur të integrimit për shkak të vullnetit politik

schedule18:24 - 11 Maj, 2026

schedule 18:24 - 11 Maj, 2026

Shqipëria do të përfitoje miliona euro nga Plani i Rritjes së BE. Komisionerja për Zgjerimin Europian, Marta Kos deklaroi përpara takimit të përbashkët të ministrave të jashtëm të BE me ata të Ballkanit Perëndimor, se ditët në vijim disbursohen 200 milion euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi, dy vendet pretendentë kryesorë për t’u anëtarësuar brenda kësaj dekade.

Analisti Artur Nura tha se Shqipëria po avancon në procesin e integrimit europian falë vullnetit politik. Ai theksoi se garancia financiare prej 200 milionë eurosh dhe takimet me Komisionin Europian tregojnë se procesi nuk ka ngecje, por zhvillim konkret. Sipas Nurës, përdorimi i inteligjencës artificiale në administratë është një zgjedhje racionale për të përshpejtuar procedurat.

“PD është ndëshkuar me vota dhe pjesëmarrje të ulët në protesta. 200 milionët japin garanci financiare. Takimi i Hoxhës me Komisionin Europian tregon që nuk ka ngecje të procesit, por ka zhvillim të tij. Ne jemi në rrugën e duhur për t’u integruar për shkak të vullnetit politik. Inteligjenca artificiale është zgjedhje e qeverisë për ta përdorur në lidhje me burokracitë e Bashkimit Europian, që me potencialin human do të duhej një kohë më e gjatë për t’u realizuar, ku ndërkohë me IA jep rezultat dhe është një zgjedhje racionale. Ministrat nuk do të kenë të bëjnë më me tendera; është kërkesë e Brukselit.”  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!