BE bën thirrje për dialog: E vetmja mënyrë për të shmangur luftën

schedule09:13 - 21 Shkurt, 2022

schedule 09:13 - 21 Shkurt, 2022

Bashkimi Europian ka mbështetur përpjekjet për dialog mes Rusisë dhe SHBA-së. Bisedimet fillimisht u propozuan  nga Franca pas telefonatave midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin, sipas BBC

Ato kanë rënë dakord,  megjithëse Shtëpia e Bardhë ka deklaurar se këto bisedime do të ndodhin vetëm nëse Rusia nuk pushton Ukrainën.

“Takimet e samiteve, në nivelin e liderëve, në nivelin e ministrave, çfarëdo formati, në çfarëdo lloj mënyre që të bisedoni dhe të uleni në tryezë dhe të përpiqeni të shmangni një luftë, janë shumë të nevojshme”, u tha gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Rruga diplomatike është mënyra e mirë për të zgjidhur krizën,” tha ai.

/abcnews.al