Basha: Vendi është drejt një kolapsi ekonomik, PD ka planin e rimëkëmbjes

schedule12:19 - 17 Tetor, 2020

schedule 12:19 - 17 Tetor, 2020

Lideri i opozitës Lulzim Basha në një konferencë për mediat u shpreh se një nga arsyet e përhapjes së COVID-19 është mungesa e testimeve.

Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se në shkolla vazhdojnë infektime masive, ndërsa shton se shqetësues mbetet mungesa e raportimeve si edhe mungesa e reagimit nga instancat.

“Asnjë masë nuk është marrë për të pajisur mësuesit, stafin apo dezinfektimin e ambienteve”, tha Basha.

Gjithashtu ai thekson se mungon investimi në teknologji që sipas tij do të mundësonte zhvillimin e mësimit të distancë.

“Mosmarrja e asnjë mase tregon qartë se përgjegjësi nuk është më pandemia, por keqqeverisja që po rrezikon jetën e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Keqmenaxhimi i pandemisë sipas kryedemokratit ka thelluar krizën ekonomike.

“Mijëra mjekë të familjes mund të angazhohen nëse pajisen me mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe paketat e medikamenteve. Buxheti i shëndetësisë në Shqipëri është sa gjysma e buxhetit të Maqedonisë së Veriut. Bonusi mujor 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët nuk po jepet.

Paratë që duhet të shkonin për shëndetësinë, përpihen nga afera korruptive. Personeli shëndetësor i rraskapitur, nuk përballon dot pacientë me sëmundje të tjera. 70 % e shkollave nuk kanë ujë të pijshëm. Asnjë masë për mësuesit dhe për dezifektantë.

Urgjentisht të pajisen me tableta familjet që nuk kanë mundësi ekonomike t’i blejnë për fëmijët e tyre. Investim në teknologji për mësimin në distancë, të përgatitet infrastruktura në rast se shkollat mbyllen. Subvencionim i qirasë, heqja e taksës së pronës, shtrirja në kohë e mundësisë për të marrë kredi me garanci shtetërore”, tha më tej Basha.

/abcnews.al/