Basha takim me pensionistët në Tiranë: Rama s’e merr paketën e PD sepse nuk e kupton

schedule11:52 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 11:52 - 1 Dhjetor, 2020

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me pensionistët në Tiranë duke u njohur me shqetësimet e tyre.

Basha është ndalur tek çifti i pensionistëve Martini, ku edhe deklaroi se qeveria nuk ka prioritet shëndetin.

“”Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t’ju ruajmë ju.

Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet. Edhe në spitale po e shikoni si është fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te përballen me shumë të sëmurë.

Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka për tu mbrojtur”, u shpreh Basha.

Gjatë bisedës me pensionistët Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk e merr paketën e propozuar nga PD, sepse sipas tij nuk arrin ta kuptojë. “Rama nuk i merr dot pikat e PD se nuk i kupton”, u shpreh ai.

/abcnews.al/