Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Basha shkarkon Nokën si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, paralajmëron përjashtim nga Grupi i PD

schedule21:40 - 11 Tetor, 2021

schedule 21:40 - 11 Tetor, 2021

Flamur Noka shkarkohet si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Sipas Partisë Demokratike, arsyeja e këtij vendimi është pasi Noka akuzohet se po shndërron mbledhjen e Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike.

Më tej PD, argumenton se Noka ajon diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena.



 “Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama” thuhet më tej në njoftimin e PD-së.

Kujtojmë se deputeti i PD-së Flamur Noka, sot në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar u shpreh se i kishte kërkuar kryetarit Lulzim Basha të mbajë përgjegjësi, pasi sipas tij, Basha mbrëmë i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur “llum”.

Po ashtu, Noka tha se “Foltorja” e Sali Berishës është e vetmja alternativë për ta mbajtur këtë forcë të bashkuar dhe për ta shpëtuar nga rrokullimë ku Basha po e çon”. /abcnews.al/.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!