Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim pune zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani.
Gjatë bisedës kreu i shtetit përshëndeti miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga ana parlamentit maqedonas, si një hap përpara për demokratizimin dhe forcimin e rrugës integruese të Maqedonisë. Ai nënvizoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës se besimit të ndërsjellë në mes të shqiptareve dhe maqedonasve, në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.
Numri i dy i qeverisë së Maqedonisë është takuar edhe ministrin e jashtëm. Në deklaratën për shtyp Osmani ka nënvizuar se dy janë prioritetet e Maqedonisë, integrimi në Bashkimin Eevropian dhe NATO. Streategjia e Europës për Ballkanin Perëndimor nuk mund të jetë kredibile pa Shqipërinë dhe Maqedoninë ka nënvizuar zëvendëskryemnistri i Maqedonisë.
Një tjetër takim ai e ka zhvilluar me shefin e opozitës Lulzim Basha. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, Kryetari i PD ka deklaruar se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është një arritje e politikës e shoqërisë maqedonase dhe e faktorit shqiptar./abcnews.al