Basha për dorëheqjen e Visho Ajazi Likës nga drejtimi i SHISH

schedule18:13 - 30 Tetor, 2017

schedule 18:13 - 30 Tetor, 2017

Informacione konkrete nuk ka, por veprimtaria në krye të SHISH-it e bën të besojë se presioni ishte shkak.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se dorëheqja e Visho Ajazi Likës nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit vjen në një kohë kur raportet e shërbimit sekret konfirmojnë përfshijnë policinë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.
“Natyrisht nuk kam informacione konkrete. Por një gjë është e sigurt; një Shërbim Informativ i cili harton raporte për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, siç ka bërë SHISH prej dy vitesh, është halë në sytë e narko-shtetit dhe të Edi Ramës. Ndaj nuk mund të ketë konkluzion tjetër përveçse presionit politik.
Kjo tregon që narko-shteti është në panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Samir Tahirit”.

Por Basha vazhdon dhe flet me siguri se ish-ministri i Brendshëm nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.
“Kjo është e sigurt. Bota perëndimore nuk do ta lerë Shqipërinë vetëm në këtë betejë jetike për të përmbysur kupolën mafioze në pushtet. Nuk do të lejojë që Shqipëria në zemër të Europës të kthehet në një narko-shtet, në një shtet të dështuar të drejtuar dhe sunduar, nga bandat me lidhje direkte politike me Kryeministrin dhe politikanët e tjerë të korruptuar. Ndaj jo vetëm kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të hapen në ditët në vijim”.

Për aktualitetin grupi parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi në një mbledhje një orëshe, pas së cilës Basha deklaroi se në qendër të aksionit politik të opozitës do të mbetet ai që e cilësoi “skandali Tahiri-Rama-Habilaj”.
Basha tha se si opozita dhe BE e SHBA po i bëjnë thirrje Ramës të mos ushtrojë presion ndaj drejtësisë.
“Saimir Tahiri duhet të arrestohet”.

https://www.youtube.com/watch?v=tSq4Lsn-nhU