Analisti Martin Leka, në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe rrëzimin e kërkesës së opozitës për debat.
Leka tha se opozita nuk duhet ta përdorë këtë çështje për përballje politike, ndërsa theksoi se procedurat janë tashmë nën hetim dhe se ndaj Hysenit është caktuar masë sigurie.
Sipas tij, zhvillimi i një interpelance në kushtet kur çështja është nën hetim mund të krijojë rrezik për ekspozimin e informacioneve sensitive.
Leka shtoi se, në një situatë që ai e cilësoi si një goditje të rëndë për shtetin, institucionet duhet të shmangin atë që e përshkroi si “lojëra tallavaje”.
“Fakti që opozita kërkon ta përdorë çështjen e ish drejtoreshës së SHISH ndërsa ajo ka masë arresti, tregon se opozita vazhdon të bëjë autogola në portën e vet,. Të kërkosh interpelancë në kushte kur ka marrë masë arresti dhe çështja është në hetim është sikur të nxjerrë në tallava të gjithë sekretet e shtetit, ndërsa kemi thënë që shteti ka marrë një goditje fatale. Mendoj që duhet të ja kursejmë shtetit këto lojëra tallavaje”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/


