Basha: Nga Kryeqendra historike, u bëj thirrje qytetarëve që me 25 prill ti i japin fund vuajtjeve

schedule17:20 - 17 Prill, 2021

schedule 17:20 - 17 Prill, 2021

Destinacioni i radhës në turin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha vizito 9 qytete ishte Kruja.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha u bëri thirrje krutanëve që të votojnë masivisht për numrin 9 për të sjell ndryshimin dhe për të larguar një herë e përgjithmonë politikën e premtimeve të pambajtura dhe projekteve në 3D.

Ndërkohë deri më tani në kuadër të këtij turi si simbolikë për numrin 9 që mban në fletën e votimit Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim. Kryedemokrati ka ndaluar në Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Levan dhe në Shijak.

 

LEXO EDHE: Basha në Tepelenë: Me premtimin si në Bulqizë e Përrenjas, brenda 6 muajve miratojmë statusin e minatorit

“Vëllezër dhe motra, krutanë e krutanë, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja faleminderit, mirënjohje për këtë pritje kaq entuziaste që nisi nga Fushë-Kruja. Ndjesë qindra vajzave dhe djemve të cilët ndodhen të  bllokuar poshtë në trafik, por ja ku jemi të gjithë bashkë gati për ta zhbllokuar njëherë e mirë rrugën e rinisë krutane, rrugën e rinisë shqiptare me 25 prill të gjithë bashkë. Sepse vëllezër he motra për 8 vjet me radhë rrugën e të rinjve krutanë, rruga e të rinjve shqiptarë është bllokuar nga një njeriu dhe shpura e tij, 8 vjet dështime,

8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet laku në fyt për shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe pasuri marramendëse për një grusht njerëzish që kanë marrë peng Krujën, kanë marrë peng Shqipërinë dhe rrugën tonë drejt Europës. Kanë marrë peng për një kohë të gjatë edhe gjënë më të shtrenjtë, shpresën, shpresën dhe besimin që prindi ka tek vetja, tek bashkëshorti, tek bashkëshortja, shpresën dhe besim për fëmijët tanë. I kanë marrë peng për një kohë tepër të gjatë, por sot nga kryeqendra arbërore  e Gjergj Kastriot Skënderbeut buçon thirrja për ta çliruar Krujën, për ta çliruar Shqipërinë nga 8 vjet dështime. 8 vjet vuajtje, takoj gjatë këtyre ditëve dhe javëve nënat shqiptare të cilat kanë sytë e përlotura, zemrat e gjakosura nga të rinjtë e të rejat , bijat e bijtë e tyre që largohen. Takoj sot e gjatë këtyre jave pensionistët të shtyrë drejt kufijve të ekzistencës dhe dinjitetit nga një njëri që 8 vite me radhë i harroj, i nëpërkëmbi dhe i ktheu në krijesa të vobektësisë dhe të vajësisë. Takoj fermerët të vetmit në Ballkan, të vetmit shqiptarë në kombin tonë të cilët  marrin subvencione për prodhimet e tyre dhe asnjë lloj përkrahje.

Takoj rinin e mrekullueshme të Krujës, rinin e mrekullueshme shqiptare, të lënë mes dy rrugëve mjerimit apo emigracionit por ju them sot nga Kruja, nga kjo kryeqendër e historisë tonë, i them çdo shqiptari se në 25 prill zgjidhja është në dorën tuaj. Për nënat tona, për nënat e rinisë krutane në emigracion, për nënat shqiptare, me 25 prill për ndryshimin, votoni numrin 9. Për rininë tonë të mrekullueshme që t’i japim mundësinë të rritet dhe të arsimohet e të punësohet në vendin tonë të mrekullueshëm. Këtu, në Krujën e zejtarisë, të turizmit, të historisë, për këta që të gëzojnë këtë vend njësoj si të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Europës, votoni numrin 9. Për prindërit tanë, rini. Rini që më bën krenare, rini e Krujës, rini e Shqipërisë, për prindërit tanë. Për sakrificën 30 vjeçare të themeluesve të demokracisë, të qëndrestarëve për dashurinë që na kanë falur, rini votoni numrin 9. Që këtej nga kryeqendër, nga kryeprincipata e shtetit të parë Arbror të Shqiptarëve, e cila u njoh nga çdo kancelari të mesjetës Europiane, le ti themi sot që për ta çuar Shqipërinë moderne, të zhvilluar, me paga të larta në Europë, Votoni numrin 9. Për Shqipërinë Europiane votoni numrin 9! E pra ja ku jemi të gjithë bashkë, e ndiej etjen për ndryshim, e prek entuziazmin tuaj në çdo takim”, ka thënë Basha./abcnews.al