Basha vijon turin jug-veri në Shijak: Mbaroi koha e premtimeve të pambajtura

schedule15:30 - 17 Prill, 2021

schedule 15:30 - 17 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në turin e tij nga jugu në veri, ku do të ndalohet në 9 qytete për një ditë është ndalur në Shijak.

Shijaku është vendalimi i pestë i kryedemokratit i cili ka bërë thirrje që të gjithë të votojnë për ndryshimin.

LEXO EDHE: Basha në Levan: Socialistë dhe demokratë votoni për ndryshimin, Rama ka ndjerë humbjen

 

Basha  ndër të tjera në turin e tij nga jugu në veri ka deklaruar se me 25 prill do të votojmë për hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE.

Një njeri që për 8 vite për radhë ka pasur gjithë pushtete nuk u ngop por nuk ndihmojë asnjë e sot po troket në Shijak dhe në Durrës dhe kërkon edhe katër vite të tjera. Ne nuk duhet ta pranojmë këtë kurrë ju nuk duhet që ta pranoni, me 25 prill duhet të votoni për numrin 9, vota për ndryshim do të thotë përshpejtim të procesit të rindërtimit dhe nxjerrje nga varfëria e mijëra familjeve që kanë humbur strehën. Duke votuar numrin 9 për ndryshim ne do të bëjmë të mundur ndryshimin për fermerët e kësaj zone.

Kam një mesazh por të gjithë nënat fshini lotët nga sytë fëmijë tuaj nuk do të largohen më nga vendi do të punojnë dhe do të qëndrojnë në vendlindjen e tyre. Edhe ato që besuan dhe votuan atë që u zhgënjyen sot të bashkohen nga Saranda në Tropojë të votojmë me 25 prill numrin 9 vetëm kështu do të marrim frymë lirisht.

Edi Rama dhe koha e tij ka mbaruar, koha e premtimeve të pambaruara ka mbaruar, nuk do të ketë më katër vjet të tjera, qytetarët e Shijakut dhe të Durrësit nuk i durojnë më padrejtësitë., Le ta bëjmë këtë javë maratonë të shpresës ta kthejmë besimin e nënave tona në votë për numrin 9 që ti japim mundësi të rinjve dhe Shqipërisë sonë sëbashku të hapim rrugën e Shqipërisë evropiane, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes ta dërgojmë Shqipërinë në Evropë. Shqipërinë do e dërgojmë anëtare të plotë të BE dhe do i hapim negociatat duke votuar numrin 9. Duke votuar për ti dhënë fund mafias së rindërtimit për të gjithë zonat e dëmtuara nga tërmeti”, ka thënë Bash.e.su./abcnews.al