Basha në Paskuqan, socialisti gris teserën e PS-së dhe i bashkohet PD-së

schedule16:42 - 14 Prill, 2021

schedule 16:42 - 14 Prill, 2021

Kreu u Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me brohoritje dhe entuziazëm nga banorët e Paskuqanit.

Gjatë një takimi elektoral në këtë zonë, Basha është pritur nga qytetarët ku edhe është njohur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Nuk kanë munguar edhe qytetarët mbështetës të Partisë Socialiste, por që janë shprehur të zhgënjyer nga kjo forcë politike.

Një prej qytetarëve mbështetës i socialistëve, ndërsa u shpreh i zhgënjyer, grisi teserën e PS, duke theksuar se do t’i bashkohet PD-së për ndryshimin e të ardhmes.

“Unë jam një anëtar i PS deri më sot dhe nuk kam gjetur asnjë zgjidhje. Prandaj unë sot kam vendosur të bashkohem me ndryshimin ti bashkohem PD që të vazhdojmë rrugën përpara. Sot në prezencën tënde do gris këtë teserë partie sepse nuk ka më vlerë”, u shpreh qytetari.

/abcnews.al/