Basha: Ekonomia fokusi ynë, pushtetin për ndryshim e keni ju në dorë me votë me 25 prill

schedule13:57 - 13 Prill, 2021

schedule 13:57 - 13 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së fundmi ka theksuar se ekonomia është çelësi kryesor i fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha përmes një video mesazhi në Facebook ka deklaruar se plani i qeverisë së tij do i japë frymë ekonomisë, duke filluar me uljen e çmimit të naftës, me vendosjen e taksës së sheshtë dhe me uljen e çmimit të naftës.

Ndër të tjera ai ka theksuar se e rëndësishme për ndryshimin e pushtetit është vendosmëria e gjithësecilit që me votë më 25 prill ti japin fund vuajtjeve.

“Ekonomia është fokusi kryesor i fushatës sime elektorale dhe tema kryesore në takimet me njerëzit, është shqetësimi kryesor i çdokujt pavarësisht shtresës që i takon secili prej nesh. Të papunët dhe pensionistët që janë dhe më të goditurit në këto 8 vite që ka nxitur emigracionin në masë.

Ne kemi një plan konkret dhe presim që ekonomia shqiptare ta marrë veten pak nga pak, plani ynë do të bëjë që të marrë veten si të gjithë vendet e rajonit. Plani Ynë godet këto gabime dhe dështime duke futur në kursin e rritjes ekonomike të gjithë sektorët, ulja e çmimit të naftës, taksën e sheshtë 9% për tatim fitimit, ulja e çmimit ekonomik për familjet dhe për bizneset dhe devijimin e të ardhurave të oligarkëve për qytetarët, duke bërë të mundur rritjen e pagave të pensionistëve, duke bërë që në këto tetë vite pensionistët shqiptarët të jenë më të mjeruarit në Ballkan.

Gjithashtu dhe hapa të tjerë që do të përmirësojnë ndjeshëm jetën, sipërmarrja e vogël, fermeri shqiptar të gjithë do e gjejnë veten në paketën fiskale. Ne gjatë kësaj fushate kemi pasur shansin që të bashkëbisedojmë dhe të keni dhe pyetjet e sugjerime tuaja përkatëse. Gjatë 8 viteve kjo qeveri s’ka bërë asgjë ne kemi vite që po punojmë për një program të mirëqeverisjes, që të zgjidhësh një problem si fillim duhet ta ndjesh atë. Në këtë fushatë nuk kemi ardhur me premtime por me zotime të një programi të hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë. E vërteta e demokracisë është se ndryshimi që kërkoni e keni ju në dorë. Vetëm ju e keni të drejtën për të bërë të mundur ndryshimi secili prej nesh dhe atyre që janë në pushtet me 25 prill kemi vetëm një pushtet dhe ajo është vota. Unë e di që shumica juaj është në gjendje të vështirë ekonomike pavarësisht se ku jetoni, pavarësisht nëse jeni demokrat apo socialistë ato që kanë investuar te forca e tyre politike tashmë është koha të bëhemi bashkë për ndryshim  dhe me votë të ndryshojmë fatin e familjes”, ka thënë Basha./abcnews.al