Bardhi: Tirana nuk barazoi me meritë, ju tregoj pse kam vuajtur sivjet

schedule23:34 - 10 Korrik, 2020

schedule 23:34 - 10 Korrik, 2020

Jurgen Bardhi mund të kishte shënuar golin e dytë për Partizanin, por nuk ia doli dot. Sulmuesi, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, tha: “Duhet ta fitonim ndeshjen, dhamë më shumë, kishim më shumë dëshirë. Na ka ngel pishman. Tirana nuk e meritoi barazimin”

“Shija e derbit më le shije të mirë dhe të keqe. Kisha shumë dëshirë të fitonim. Barazuam jo për meritë të Tiranës, por për gabimet tona. Kemi gabuar dhe ekipet e tjera kanë përfituar, shpesh”.

Këtë sezon ka luajtur me dhimbje, plus kanë munguar rezultatet. Ndryshimet e trajnerëve ndikojnë. Të gjitha mblidhen bashkë dhe ndonjëherë të merr edhe për keq.

Gjithmonë kemi pasur harmoni në ekip. Edhe kjo puna e trajnerit është nga virusi. Pastaj është puna e klubit si e menaxhon këtë pjesë. Ne jemi shumë mirë dhe e patë edhe në fushë”. /abcnews.al