Banka Botërore 80 milionë euro Shqipërisë për hapjen e vendeve të punës

schedule13:47 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 13:47 - 12 Dhjetor, 2020

Nga Erblina Mile

Banka Botërore njoftoi se do të ndihmojë Shqipërinë të forcojë transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave të veta, të zgjerojë burimet për rimëkëmbje pas tërmetit të vitit dhe pandemisë së Covid-19 si të mbështesë sektorë kyç që ofrojnë mundësi për rritje të qëndrueshme në të ardhmen.

Një projekt i miratuar me vlerë 80 milionë dollarë ka për qëllim të mbështesë Shqipërinë në ruajtjen e fokusit te reformat afatgjata, që synojnë rritjen e qëndrueshme të bizneseve dhe krijimin e vendeve të punës.

Sipas njoftimit të zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, projekti gjithashtu ka ofruar mbështetje ndaj reformave thelbësore në sektorin financiar./ db/Abcnews.al