Banjat e Bënjës kthehet në destinacion të preferuar, në ditë 1200 vizitorë

schedule14:55 - 4 Korrik, 2021

schedule 14:55 - 4 Korrik, 2021

Bënja është një nga zonat e Përmetit, ku janë bashkë historia dhe mjekësia.

Në të dy anët e kanionit të Langaricës burime të shumta shërbejnë për kurimin e sëmundjeve të stomakut, infeksioneve të lëkurës apo edhe atyre reumatizmale.

Por përdorimi këtyre ujërave termal duhet të bëhet sipas këshillave të mjekut.

Duket se këtë vend jo shumë të njohur e kanë zbuluar edhe të huajt. Natyra në këtë zonë dhe ujërat minerale për ta janë një mrekulli. Por ata nuk hezitojnë të shprehin edhe vërejtjet për rrugët dhe mungesën e shërbimeve.

Një qytetar është shprehur se ujërat që ndodhen në këtë zonë bëjnë mirë për shëndetin e trupit të njeriut.

Kam zgjedhur këtë vend se është diçka ndryshe nga plazhi, është me shumë vlera shumë kurativ. Është një natyrë që të fal kënaqësi”, ka thënë një tjetër vizitor.

Ndodhur 14 km larg nga Përmeti, vetëm në fundjavë kjo perlë e natyrës, vizitohet nga 1200 persona në ditë.

Përveç llixhave ky vend është tërheqës edhe për bukuritë e kanioneve dhe historinë e tij, siç është kjo urë me hark e ngritur nga Ali Pashë Tepelena./abcnews.al