Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bënja, realiteti përballë imazheve të keqpërdorura/ Banjat termale të Përmetit mbeten destinacion turistik aktiv

schedule15:24 - 28 Qershor, 2026

schedule 15:24 - 28 Qershor, 2026

Kjo është një pamje e zakonshme nga Përmeti…

Banjat e Bënjës, një oaz natyror për shkak të ujërave termale me efekte kurative, janë një destinacion I pashmangshëm për vizitorët vendas e të huaj.

“Jam nga Gjermania. Kam ardhur këtu së bashku me familjen time dhe po e shijojmë këtë vend. Është mjaft i qetë dhe shumë i bukur.”



“Jam nga Italia dhe prej disa ditësh ndodhem këtu me familjen time. Është mjaft bukur dhe uji ishte fantastik. E kemi shijuar në maksimum këtë vizitë.”

Të gërshetuara me urën e Kadiut, por edhe kanionin e Langaricës, banjat e Bënjës janë destinacion edhe për turistët që organizohen me grupe të mëdha nëpërmjet agjencive turistike.

Në Bënjë janë 5 vaska që funksionojnë plotësisht dhe përdoren nga qytetarë të ndryshëm. Aktualisht një projekt rikualifikimi që parashikon sistemimin e parkimit, ndriçimit, ambienteve të zhveshjes e shumë shërbime të tjera pritet që të rrisë edhe më tej numrin e vizitorëve. Të gjitha këto ndërhyrje po kryhen në harmoni të plotë me natyrën, duke ruajtur vlerat unikale të banjave të bënjës.

Prej ditësh, imazhet e rikualifikimit dhe restaurimit janë keqpërdorur në rrjetet sociale si tharje dhe betonizim, por këto pamje tregojnë një realitet krej tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!