Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla: Reforma zgjedhore kryefjalë e këtij sesioni parlamentar

schedule19:07 - 2 Shtator, 2019

schedule 19:07 - 2 Shtator, 2019

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se është detyrë e të gjithë deputetëve që të bashkohen me qëllim që të realizohet objektivi i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Gjatë fjalimit të tij në nisje të këtij sesioni parlamentar, Balla vlerësoi rolin e opozitës parlamentare, ndërkohë që theksoi se kryefjala e punimeve në Kuvend do të jetë reforma zgjedhore.

“Detyra e të gjithëve ne është të bashkohemi në objektivin madhor të Shqipërisë që pritet të konkludohet në Këshillin e Europian të Tetorit të këtij viti dhe ku të gjithë jemi besimplotë që Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut e meriton tërësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Fillimi i bisedimeve për anëtarësim nuk është një fitore vetëm e qeverisë apo e shumicës sonë, por pikë së pari është një moment i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, për aspiratën tonë historike për anëtarësim euroatlantik. Di të vlerësoj shumë mirë edhe rolin tuaj të nderuar deputetë të opozitës në muajt e shkuar për të votuar edhe ligjet e fundit të paketës për Reformën në Drejtësi. Dua t’ju falënderoj për konsesualitetin për ato që janë çështje madhore. Dua që në frymën e këtij bashkëpunimi gjatë gjashtë muajve të fundit të vijojmë edhe për sfidat që na presin përpara. Reforma zgjedhore është kryefjala e këtij sesioni të ri parlamentar. Jo vetëm me ju, por edhe me opozitën jashtë parlamentit të cilës i kemi rezervuar në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore vendin e saj, një përfaqësues, për të cilën i kemi garantuar edhe veton ashtu siç deputetët tanë si përfqësues të PS apo dhe ju, edhe PD e ka vendin në këtë komision”, tha Balla.



Për sa i përket rastit të Shkodrës, ku Valdrin Pjetri nuk mori drejtimin e bashkisë për shkak të një dënimi për trafik droge që nuk e kishte shënuar në formularin e dekriminalizimit, Balla tha se kryeministri Rama do të depozitojë si amendamentet shtrëngimet e domosdoshme lidhur me figurën e pastërtisë për çdo individ që kandidon.

“Për sa i përket një çështje që ka marrë shumë vëmendje publike në këto ditë dhe në këto javë e që lidhet me mangësitë e vërejtura në kuadrin ligjor të garantimit të integritetit të personave që zgjidhen apo që emërohen, rasti i Shkodrës është një rast që na bën të jemi të vetëdijshëm që kuadri ligjor ekzistues nuk është ende i plotë, e në këtë këndvështrim Kryeministri Edi Rama në cilësinë më shumë të deputetit ka njoftuar dhe do të depozitojë në komisionin e reformës zgjedhore si amendamente shtrëngimet e domosdoshme dhe më të ashpra lidhur me pastërtinë e figurës për çdo kandidat”, tha Balla.

Ndër të tjera, Balla tha se ky sesion do të fillojë me një rregullore të re.

“Ky është një sesion që fillon me një rregullore të re. Më në fund për ata që na kanë sjellë në këtë sallë nuk do të jenë vetëm e premtja apo e shtuna apo e diela si kohë në dispozicion për t’iu përkushtuar zgjedhësve tanë. Ne do të kemi një javë të dedikuar tërësisht punës me zgjedhësit. Është një javë pune intensive që kërkon rritjen e punës e deputetëve me zonat zgjedhore”, tha Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!