Balla-Bashës: Me statusin e PD-së bëj ç’të duash, me tre librat që respektohen në Kuvend s’ke shans ti prekësh

schedule11:02 - 16 Nëntor, 2021

schedule 11:02 - 16 Nëntor, 2021

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend këtë të martë ka replikuar me kryedemokratin Basha në lidhje me respektimin që ai dhe grupi i deputetëve të opozitës duhet të kenë ndaj tre librave themelorë të respektimit në kuvend.

Balla ka theksuar ndër të tjera se Basha mund të bëjë ç’të dojë me statusin e PD-së por me Kushtetutën, me librin e  rregullave të kuvendit dhe kodin e rregullores nuk do të ketë shans që të vërë dorë.

“Kjo është kushtetutë është rregullore , të gjitha janë librat që rregullojnë marrëdhënien në këtë sallë. Libri i rregullave, kodi i sjelljes dhe Kushtetuta, mund të keni përçmimin për to por në këtë sallë kush do i sjellë do të marrë ndëshkimin që meriton secili prej tyre., parimi themelor që ju nuk po zbatoni është e drejta e fjalës. Se di sa kohë duhet që të diskutojmë që një deputet të marrë fjalën dhe askush tjetër të mos ndërhyjë. Basha unë jua qaj shumë hallin por asnjëra nga këto nuk janë statusi i PD-së, atje bëj ç’të duash, me atë nuk merremi por me këto tre libra harroje”, la thënë Balla.e.su./abcnews.al