Babii! Babiii! Rusët i vrasin të atin, i riu ukrainas del nga makina, e tërheq dhe e puth, por sheh që ka vdekur

schedule15:56 - 2 Mars, 2022

schedule 15:56 - 2 Mars, 2022

Autoritetet ukrainase kanë raportuar rreth 2 000 civilë të vrarë pas pushtimit rus. Lufta është intensive përreth Kievit, në Kharkiv, në Kherson dhe Donbas, ndërsa një video e shpërndarë sëfundmi tregon momentin, kur rusët qëllojnë me breshëri ndaj një makine me civilë duke lënë të vrarë një burrë.

Në video, filmuar në periferi të Kievit, teksa babai dhe i biri po tentonin të dilnin nga qyteti, duket mometi kur rusët qëllojnë ndaj makinës duke vrarë të atin dhe dy qen që ishin në makinë. Masakrës i shpëtoi vetëm djali, i cili ka filmuar gjithçka.

Pas shohin rusët, ata ndalojnë dhe tentojnë të kthehen pas por ushtarët lëshojnë një breshëri të gjatë sërish. Gjatë këtij momenti, ata dalin nga makina ndërkohë që qentë qajnë pasi morën plumbat. Një moment, i riu sheh të atin e shtrirë në asfalt duke thirrur me të madhe “babii babiii”. Pasi e sheh që nuk lëviz dot, i riu i kërkon të atit që të rrotullohet. Një moment pasi përfundojnë të shtënat ai shkon te i ati, e puth, por sheh që ka vdekur.

Më herët, ushtria ukrainase raportoi se kishte çliruar nga rusët qytetin verior të Chernihiv pak ditë pasi ai u mor nga forcat e Putinit gjatë fillimit të ofensivës. Ky qytet është në mes të rrugës nga kufiri mes Bjellorusisë dhe Kievit dhe mbart një rëndësi strategjik për ofensivën e Rusisë ndaj kryeqytetit ukrainas.