Atentat shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, qëllohet në makinë me të atin

schedule13:21 - 11 Tetor, 2020

schedule 13:21 - 11 Tetor, 2020

I bëhet atentat shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj 39-vjeç dhe babait të tij Xhelal Hasanaj 74-vjeç. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Dobraç në Shkodër.

Babë e bir kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Skoda në pronësi të policisë bashkiake, në momentin kur janë qëlluar nga autori i cili po i ndiqte nga pas me një motor tip “Papaq”.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se autori ka qëlluar fillimisht nga pas, ndërsa më pas ka dalë në krahun e shoferit paralel me makinën e dy të plagosurve duke qëlluar disa herë me armë zjarri./mv. abcnews.al

Mentor Hasanaj