Astrazeneca duhet t’i dorëzojë BE-së 80 milion doza deri në shtator

schedule15:05 - 19 Qershor, 2021

schedule 15:05 - 19 Qershor, 2021

Astrazeneca duhet t’i dorëzojë Bashkimit Europian 80.2 milion doza të vaksinës së saj brenda 27 shtatorit. Vendimi është dhënnë nga gjykata e shkallës së parë në Bruksel. Një vendim që shënon fitore si për kompaninë anglo suedeze, njësoj dhe për komisionin europian.

Ursula Von Der Leyen u shpreh se vendimi konfirmon qëndrimin e Bashkimit Europian pasi Astrazenek nuk përmbushi detyrimet që kishte sipas kontratës. Në vendim, kërkesat e komisionit cilësohen pjesërisht të bazuara, por kërkesa për dëmshpërblim – 10 euro për çdo dozë që nuk është dorëzuar – nuk u pranua.

Në tre mujorin e parë të vitit 2021 Astrazeneca dorëzoi 30 milion doza dhe synon të dorëzojë dhe 40 milion të tjera deri në fund të muajit qershor. Një hap që e bën më të letë përmbushjen e objektivit për dorëzimin e 80 milion dozave në total deri në muajin shtator të këtij viti, sipas vendimit të gjykatës./abcnews.al