“Assange nuk lahet!”/Protestë e pazakontë e ambasadës së Ekuadorit në Londër

schedule14:36 - 13 Janar, 2018

schedule 14:36 - 13 Janar, 2018

Personeli i ambasadës së Ekuadorit në Londër është ankuar për sa i përket higjenës personale të Asange që ëhstë bërë një motiv shqetësimi për të gjiuthë ata që punoijnë në ndërtesë. Sipas tyre themeluesi i Uikiliks thjesht nuk lahet dhe përdor pantallonat e tij për të fshirë duart.

Julian Assange nuk lahet, sipas personelit të ambasadës së Ekuadorit në Londër. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore që përfaqësuesit diplomatikë në kryeqytetin britanik po përpiqen që ta nxjerrin nga selia e tyre themeluesin e Uikiliks. Assange strehohet atu prej p[esë vjetësh dhe higjena e tij personale është në objektivin e shumë ankesave nga ana e personelit

Lajmi raportohet nga Foks Njus që citon International Business Times. 46 vjecari është strehuar në ambasadën ekuadoriane që në 2012-ën për të shmangur ekstradimin në Sudi.

Dy ditë më parë Ekuadori i dha nënshtësinë dhe i kërkoi Londrës që të njihte statusin e tij diplomatik. Nëse mbretëria e bashkuar do të kishte pranuar këtë kërkesë Asange do të ishte i lirë të lëvizte, por ministria e jashtme britanike refuzoi.

Dhe në të kaluarën persona të tjerë ishin ankuar rreth higjenës personale të themeluesit të Uikiliks. Një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë Daniel Domsheit – Berg, tregon se ai ha me duar dhe më pas i fshinte duart në pantallona. Madje ai thekson se nuk ka parë asnjëherë pantallona aq të pista sa të Assange gjatë gjithë jetës së tij./abcnews.al