Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asnjë viktimë dhe qindra raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:24 - 9 Gusht, 2021

schedule 15:24 - 9 Gusht, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërsa numri i të infektuarve prej ditsh vijon të mbetet i lartë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë sot janë konfirmuar 263 raste të reja me këtë virus.

Sakaq, 8 persona janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.



Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 09 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 3.008 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765.

Në total numri i rasteve aktive është 2.271.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!