Asnjë humbje jete dhe 12 të infektuar në 24 orët e fundit në Kosovë

schedule15:03 - 15 Qershor, 2021

schedule 15:03 - 15 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë humbje jete kurse rastet pozitive për sot ishin 12.

Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur po ashtu se sot janë shëruar 119 qytetarë duke bërë që numri total i të shëruarve të shkojë në 105.107.

Njoftimi i plotë:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.  /abcnews.al/