Arti i protestës vjen në Tiranë me ekspozitën “Komuna e Parisit”

schedule17:59 - 10 Tetor, 2019

schedule 17:59 - 10 Tetor, 2019

Arti i protestës vjen në Tiranë nga dy artistë të huaj me ekspozitën “Komuna e Parisit”. Kuratorja Adela Demetja thotë se artistët shqiptarë, që protestojnë me forcën krijuese janë të pakët në vendin tonë. 

Arti përveç bukuris estetike, që në gjenezë ka edhe revoltën social politike. Artistja gjermane Rena Rädle dhe serbi Vladan Jeremic janë dy artistë të angazhuar, ku shqetësimet social- politike i sjellin me mjetet e protestës, pankarta, apo flamuj në Tiranë.

Kuratorja Adela Demetja, pranon se ky art është sporadik në skenën shqiptare dhe synimi i Tirana Art Lab është që ta sjell këtë zë. Në këtë ekspozitë performative është marrë si pikënisje Komunën e Parisit, që daton në vitin 1871, ku për herë të parë klasa punëtore e Parisit u bashkua edhe mori pushtetin. Këto punë kanë mesazhe të qarta sociale, e ku objektet janë përdorur në protesta konkrete.

Gjuha e përdorur në këtë art është simbolike.

Por nuk mungon edhe ironia e përdorur për komunitetin e artistëve, të cilët përdoren nga politika, thekson kuratorja.

Punët përveç ekspozimit në galeri mund të përdoren nga grupe të ndryshme protestuesish. /ABC News Albania 24/7