Artan Hoxha përfundon në Prokurori, gazetari reagon në rrjetet sociale

schedule20:29 - 29 Tetor, 2020

schedule 20:29 - 29 Tetor, 2020

Gazetari Investigativ Artan Hoxha me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar një video teksa shihet kur hyn në Prokurorinë  e Shkodrës.

Krahas videos ai ka publikuar edhe fletë-thirrjen e firmosur nga Prokurori Arben Smaçi ndaj gazetarit Hoxha.

Hoxha është thirrur për tu pyetur në lidhje me ngjarjen e Malësisë së Madhe, ku mbetën të vrarë dy të rinj, Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj për shkak të konfliktit, për parcelat me kanabis.

“Publikova dhe denoncova ngjarjen e vrasjes se dy te rinjve dhe zhdukjes se autorit te krimit, ku motivi ishte pazaret e prishura per parcelat e mbjellla me kanabis në veri te vendit…Sot me mesdite duke iu përgjigjur kërkesës së prokurorisë se Shkodrës, për të dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen e 3 tetorit 2020, ku mbetën të vrarë Vilson Çutaj dhe Klement Pepa, nga autori i krimit Daniel Pepa….”, shkruan ndër të tjera Hoxha.

Postimi:

Ja pra…
kur do shteti, e kap “lepurin” me qerre…..

Me 25 shtator 2020
deklarova publikisht se Shqiperia po vjen “ere kanabis dhe barut”…
Me 3 tetor 2020
Ekspozova dhe denoncova kanabizimin e vendit në vit zgjedhor, me video dhe prova…
4 tetor 2020
Publikova dhe denoncova ngjarjen e vrasjes se dy te rinjeve dhe zhdukjes se autorit te krimit, ku motivi ishte pazaret e prishura per parcelat e mbjellla me kanabis në veri te vendit…
29 tetor 2020
Perfundova në dispozicion te hetimit te agjesive te zbatimit te ligjit….
Kisha vite pa i ngjitur shkallet e policise gjyqesore te Qarkut te Shkodres….

Me video: Sot me mesdite duke iu pergjigjur kerkeses se prokurorise se Shkodres, per te dhene deklarime në lidhje me ngjarjen e 3 tetorit 2020, ku mbeten te vrare Vilson Çutaj dhe Klement Pepa, nga autori i krimit Daniel Pepa….

n.d./abcnews.al