Arsenal përgatit ofertën për Dybala, alternativa e tij do të jetë Nunez

schedule16:45 - 31 Mars, 2022

schedule 16:45 - 31 Mars, 2022

Nga Anglia po qarkullojnë zëra se Arsenal së shpejti do të paraqesë ofertën e parë zyrtare për Paulo Dybala.

Sipas “Football”, topçinjtë janë të gatshëm të paraqesin ditët e ardhshme një ofertë për Dybala, i cili do të largohet me parametra zero nga Juventus në fund të sezonit.

Nëse Arsenal nuk do të arrijë dot të bindë argjentinasin, alternativa do të jetë Darwin Nunez i Benfica. Për Dybalan gjithashtu të interesuar janë Interi dhe Atletico Madrid, ku zikaltërit duken favoritë për të nënshkruar për “La Joya”./h.ll/abcnews.al