Arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

schedule09:26 - 28 Prill, 2018

schedule 09:26 - 28 Prill, 2018

Një 43-vjeçar shqiptar i dënuar në Itali me 20 vite burg është arrestuar në Tiranë. Bëhet fjalë për Petrit Lekndreaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për ”Trafik droge”, “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në operacionin e arrestimit të  43-vjeçarit morën pjesë Forca e Posaçme te Operacioneve Speciale dhe Kërkimit pranë policisë së kryeqytetit. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën në Itali po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë./abcnews.al