Arilena shfaqet pranë Ardit Gjebreas buzë detit, çfarë “po kurdisin” dy artistët

schedule11:13 - 16 Shtator, 2020

schedule 11:13 - 16 Shtator, 2020

Producenti i njohur Ardit Gjebrea dhe këngëtarja Arilena Ara kanë bashkuar ‘forcat’ dhe fansat mezi po presin.

Në fillim ka qenë bukuroshja që ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqen të dy të veshur me të bardha, buzë detit dhe Arditi i ulur pranë pianos.
“Moment”, ka shkruar Arilena krah postimit, ndërsa më pas Arditi me postimin e tij ka zbuluar se Ara do të jetë pjesë e rubrikës ‘Tani mund të këndosh’ në ‘E diela shqiptare’.

View this post on Instagram

Moment.. @arditgjebrea ❤️

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Në këtë mënyrë, fansat janë bërë edhe më shumë kuriozë, duke lënë komente të shumta.

Kujtojmë se personazhi i parë në rubrikën e re të së dielës ishte reperi i shumëpëlqyer nga vajzat, Ledri Vula. l.k/abcnews.al