Arilena Ara pushton tregun muzikor me albumin më të ri

schedule16:21 - 8 Nëntor, 2021

schedule 16:21 - 8 Nëntor, 2021

Arilena Ara është një nga artistet e skenës shqiptare, që po korr shumë sukses ndonëse shumë e re në moshë.

Së fundmi, ajo ka publikuar këngët e albumit të saj të ri, “Pop Art”, në platformën muzikore YouTube.

Këngët vijnë në versionin audio dhe shumë prej tyre janë bashkëpunime me emra të njohur të skenës si Mixey, Endrit Mumajesi, 2po2, Elinel, Florent Boshnjaku, Gjon’s Tears, Darko Dimotrov dhe disa të tjerë.

Albumi “Pop Art” përmban gjithsej 12 këngë si, “Ai je”, “Aligator”, “Dance Me”, “E gjallë”, “Ëndërr”, “Ke me mungu”, “Mëkat”, “Mam”, “Murderer”, “Obsession”, “Pop Art”, “Stafeta” dhe “Thirr Policinë”./abcnews.al